Mesi rikthehet në Barcelonë…firma formalitet

Lionel Mesi pritet të vendosë zyrtarisht të zezën mbi të bardhë sot në një kontratë të re me Barcelonën me të cilën ka afro dy dekada që luan rregullisht. Pas muajt korrik, me argjentinasin të liruar nga kontrata e vjetër, situata u koklavit nga palët por me gjasë, sot do të vijë bashkëpunimi i ri.

Sipas ‘Marca’, Lionel Mesi, pritet të nënshkruajë kontratën e tij të re këtë te enjte me Barcelonën. Numri 10 i Blaugranëve mësohet se është kthyer nga pushimet e tij në Ibiza.

Në fakt, për kontratën e re të ‘Pleshtit’ është rënë dakord prej javësh, por asnjëra palë nuk ishte e interesuar të përfundonte marrëveshjen pasi Mesi nuk mund të regjistrohej në La Liga për shkak se katalanasit si klub figuronin mbi kufirin e tyre të pagave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!