Kaio Zhorzh në Torino…

Fillon dita e parë e Kaio Zhorzh në Torino. Sulmuesi brazilian zbarkoi sot në Caselle dhe gjëndet në selinë e Juventusit për të kryer ekzaminimet mjekësore në J Medical.

Kaio Zhorzh 19 vjeçari i Santosit arrin në Torino për të nisur fazat e shpejta të angazhimit me vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë.

Ndërkaq, shifrat e transferimit vijojnë me 1.5 milionë euro menjëherë pas firmës, 1.5 milionë të tjera verën e ardhshme, plus 1 milion në formë bonusi, nëse Juventusi kualifikohet për në Ligën e Kampioneve për sezonin 2022-2023. Më tej Santosi ka ruajtur 5 për qind të vlerës së kartonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!