Hamilton niset i pari…

Në pistën hungareze, Hamilton ka fituar 6 gara brenda dekadës së fundit dhe tri herë radhazi në 2018, 2019, 2020.

Në Hungaroring të Hungarisë 7 herë kampioni botës në Formula 1 Luis Hamilton sot në provat zyrtare ia doli të sigurojë pole position numër 101.

Në ndalesën e 11-të të këtij edicioni, britaniku la prapa shokun e skuadrës Valteri Botas ndërsa Maks Verstaepn erdhi i treti.

Perez, Gasli,Norris dhe Leklerk pasojnë grilën e nisjes e cila do të startojë të dielën në 15:00. Në kryesim vijon të mbetet holndezi Verstapen me 185 pikë i ndjekur nga Hamilton me 8 pikë më pak.

Ndërkaq gara e nesërme do të mbyllë këtë kampionat për disa javë. Ai rinis në 29 gusht 2021 me Belgjikën si destinacion.

Radha e nisjes:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!