Petkoviç lë Zvicrën, Bordo e prezanton

epa09318681 Switzerland's head coach Vladimir Petkovic (R) reacts during a break in the UEFA EURO 2020 quarter final match between Switzerland and Spain in St.Petersburg, Russia, 02 July 2021. EPA/Anatoly Maltsev / POOL (RESTRICTIONS: For editorial news reporting purposes only. Images must appear as still images and must not emulate match action video footage. Photographs published in online publications shall have an interval of at least 20 seconds between the posting.)

Vladimir Petkoviç pas 7 vitëve te Zvicra e Granit Xhakës,Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit e i të tjerëve protagonistë shqiptarë, ikën nga kampi helvet dhe ndal vrapin në Ligë 1.

Destinacioni prej ditësh ishte Bordo dhe aty sot u zyrtarizua si kreu i pankinës së ish- skuadrës ku Zinedin Zidan shkëlqeu në të sjkuarën si lojtarë i klasit të lartë.

Petkoviç fitoi 48 ndeshje nga 72 të luajtura në krye të Zvicrës, teksa në ‘Euro 2020’ iu afrua ndjeshëm gjysmëfinales. Ajo u eleminua nga Spanja me penallti por më parë kishte eleminuar Francën…

Në fakt, sipërmarrësi i Bordo, Hispano-Luksemburg Gerard Lopez, kontaktoi pak ditë më parë me trajnerin 57-vjeçar, i konsideruar si arkitekti kryesor i ekipit kombëtar të Zvicrës. Sot ka ardhur akordi.

Klubi i Bordosë e ka pasyqyruar lajmin në Twitter:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!