Domgjoni te Lucernë, Grezda huazohet në Hungari

Eros Grezda përfundon te Zalaegerszegi në kampionatin hungarez. Vetë klubi njofton se ka arritur marrëveshjen me kroatët për transferimin e tij.

Ish- sulmuesi kuqezi, pas kalvarit me dëmtimet, kalon në kampionatin hungarez në formën e huazimit për një sezon.

Ndërkaq lëvizje e beftë ajo e mbrojtësit kosovar David Domgjoni. Raportohet se ditën e sotme mbrojtësi 24 vjeçar i është bashkuar klubit të Luzernës në Zvicër.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi zviceran përmes postimëve në rrjete.Nga Liga e Dytë turke (Menemenspor), Domgjoni transferohet në ligën elitare në Zvicër dhe firmos kontratë për dy vite, deri në 30 qershor 2023.

Ne ishim në gjendje të nënshkruajmë me një mbrojtës qendror i cili, me stilin e tij të fortë dhe inteligjent të lojës, përshtatet në mënyrë të përsosur në ekipin tonë,” tha drejtori sportiv i FCL Remo Meyer në lidhje me transferimin e Domgjonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!