E ‘Arta’ Nora Gjakova

Duket e pabesueshme por xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në lojrat Olimpike të ‘Tokio 2020’.

E dyta në pak ditë për Kosovën duke shkruar kështu historinë për shtetin më të ri shqiptar fituar në Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj.

Paraprakisht xhudistja kosovare ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke mundësuar finalen të cilën e kthehu në një trofe të madh personal e mbarë shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!