Delilaj nuk “godet” me pistoletë

Manuela Delilaj sportistja shqiptare në Olimpiadën e Tokios, e cila është renditur e 37-ta në disiplinën 10 metra pistoletë me ajër. Qitësja do të ketë një tjetër angazhim në 29 korrik teksa këtë radhë do të garojë në ushtrimin pistoletë (Pozicion 25 metra)

Njoftimi i KOKSH:

Qitësja Manuela Delilaj renditet e 37-ta. Ka përfunduar garimin e saj në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 edhe Manuela Delilaj. Sportistja olimpike qe garon ne qitje 10 metra pistolete me ajër garoi ne baterinë e pare.

Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportistë pjesëmarrës në këtë disipline. Gara e saj e radhës do të jetë në 29 korrik në 25 metra pistolete precizion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!