Turi i tretë: Laçi-Anderleht, Vllaznia dhe Partizani më…butë

Gjithnjë nëse kalojnë nga truri i dytë, ndeshje që nisin këtë mesjavë.

Shorti për Teutën, Partizanin, Vllazninë dhe Laçin hedhur sot në Nion (Zvicër) përcaktoi dhe skuadrat me të cilat do ndeshën ekipet e Superiores në raundin e tretë të Conference League. Gjithnjë nëse kalojnë nga truri i dytë që nisin këtë mesjavë.

Teuta e cila ka realisht shanse të kalojë në turin e tretë, gjën irlandezët e Shamrok Rovers. Edhe Vllaznia në dukje me mundësi kualifikimi ndaj AEL Limasol sërish ka rivalë me përqindjeje kalimi.

Për Partizanin (ndaj Bazel) dhe Laçin (Un. Krajovë), kalimi i turit të dytë do të ishte vërtetë magjik. Aq më tepër që kurbinasit në raundin e tretë do të ndeshëshin me gjigandët belgë të Anderlehtit.

Shorti i turit të tretë:

Shamrock Rovers (Irlandë) –Teuta

Ujpeshti Hungarisë ose Vaduz i Lihtenshtejnit do të jenë rivalët e Partizanit.

Vllaznia nëse kalon AEL, do përballet me njërën nga Kararbak (Azerbajxhan) ose Ashdod (Izrael).

Laçi nëse eviton në dy takime Universitatea Krajovë përballet me Anderlehtin e Belgjikës./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!