Maliqi në fazë përgatitore, Malësija e nis nga Korça

Në 11 shtator do të startojë Kategoria e Parë pjesë e së cilën në grupin me 16 skuadra është edhe Maliqi.

Juglindorët pasi fituan të drejtën për të qënë në këtë kategori, kanë nisur me kohë rehabilitimin e impiantit sportiv ndërsa sot, sipas klubit, skuadra nën drejtimin e trajnerit Egi Malësija, ka nisur zyrtarisht përgatitjet sezonale.

Njoftimi:

“Ekipi ka startuar sot në qytetin e Korçës përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, nën drejtimin e trajnerit Egli Malësija dhe stafit teknik ku si zvendes trajner do te jete Erjon Beqiraj dhe Drejtor Sportiv Nesti Binishi. Një rrugëtim i gjatë plot sfida dhe emocione na pret”, shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!