Beqiri: Ngjis Bylisin në Superiore

Trajneri i ri zëvendëson Veljko Dovedan me fund të hidhur pas tri edicionëve te mallakastriotët. Skuadra u rrëzua nga kategoria.

Tetovari Jeton Beqiri,u prezantua të hënën te bylis në kategori të parë si tekniku i ri. Ishte vetë presidenti i klubit ballshiot Besnik Kapllanaj ai që i dha mirseardhjen zyrtare në ambientet e klubit teknikut 39 vjeçar.

Ndërkaq menjëherë në punë. Në seancën e parë kanëfiguruar disa titullarë të sezonit të kaluar si portieri Qirko,futbollistët Janku, Ntepe, Stojanoviç, Ujka, Hadroji, Spahiu, Qardaku dhe disa lojtarë nga skuadra kampione U-21 e teknikut Kuli.

Pas stërvitjes së parë, Beqiri ndërsa në të shkuarën ka pasur eksperienca dhe te Struga e Drita, ka folur për objektivat te Bylis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!