Brahim Diaz dy vite te Milan

Sipas njoftimit të Milan por dhe të Real Madrid, Brahim Diaz do të vazhdojë të luajë me Milanin në Seria A. Futbollisti në forcë të madrilenëve të ‘bardhë’ iu bashkua kuqezinjëve shtatorin e kaluar teksa sot ai zyrtarizohet dhe për dy edicione te skudra e Piolit..

Mesfushori 21-vjeçar e mbylli sezonin e kaluar me 7 gola në 39 ndeshje.

Njoftimi i Milan:

AC Milan është i lumtur të njoftojë se ka fituar performancat sportive të Brahim Abdelkader Diaz nga Real Madrid CF mbi një bazë të përkohshme dy-vjeçare. Lojtari bashkohet me klubin e AC Milan deri më 30 qershor 2023. Brahim, pasi ka shënuar 39 paraqitje dhe 7 gola për AC Milan sezonin e kaluar, do të vazhdojë të veshë fanellën e AC Milan dhe të mbajë numrin 10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!