Tirana zbret në seancë, grupi i cunguar…

Largimet e Torasa, Kale, Vangjeli, Batha kanë zhbalancuar grupin e Tiranës. Përjashto Limajn, prurjet për tu verifikuar.

Tirana nën drejtimin e Orges Shehit ka dalë sot në seancën e parë përgatitore për sezonin 2021-22. Bardheblutë përmes poltikave dështake gjatë edicionit të kaluar, humbën terren duke dorëzuar jo vetëm titullin ( ihin kampionët në fuqi_ por dhe një nga 4 biletat e kompeticionit europian.

Ndërkaq, në prag të sezonit të ri, largimet e shumëta kanë ngritur sërish pikëpyetje të mëdha lidhur me kontigjentine ri kur dihet se te Tirana objektivët nuk ndryshojnë kurrë; titull kampion dhe Kupë Shqipërie.

Shehi sot udhëhoqi seancëne parë me një kontigjent të cunguar. Mesfushori Çelhaka ka munguar ndërsa finlandezi i dështuar si blerje nuk ishte i pranishëm. Klubi nuk e dëshiron por shtatlarti parapëlqen zbatimin e kontratës e cila do dhe 1 vit të skadojë. Seferi i ingranuar me Teutën në Champions…

Risia e ditës sot te bardheblutë prezenca e sulmuesit anësor Redon Xhixha. Edhe pse te klubi mëmë, Laçi, janë të bindur se Tirana duhet të paguajë taksën e formimit për 22 vjeçarin e talentuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!