Hasani ikën nga Partizani

Duket paradoksale por Ferhan Hasani e mbyll me Partizanin përpara se të kuqtë të luanin në Conference League në 8 korrik. Ky është lajmi i fundit që raportohet nga Newsport.al, ndërkohë që ende nuk ka një qëndrim nga klubi i Partizanit.

Sipas burimit të lartpërmendur, 30 vjeçari nga Tetova, ka kërkuar largimin nga Partizani dhe klubi kryeqytetas nuk është bërë pengesë.

E gjitha kjo thuhet se ka ndodhur për shkak të përplasjes që Ferhan Hasani ka pasur me trajnerin Ilir Daja mbi pozicionin e tij në fushë pse jo dhe për minutat e reduktuara që pati edicionin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!