Enrike ‘sulmon’ i pari, shpalos tiparet e fituesit

Luis Enrique me dy gishtat lart: “Përgatitja sa më e mirë”

Selfi e trajnerit të “Furia e Kuqe”, ndërsa studion lëvizjet për ndeshjen gjysmëfinale të martën ndaj “Azzurrëve”. Në të nuk mungon edhe “kërcënimi”.

Ka nisur numurimi mbrapsh për gjysmëfinalen e “Euro2020” midis Italisë dhe Spanjës, ndeshje e cila do të zhvillohet të martën në mbrëmje(21:00) në “Wembley” të Londrës ë prani të 60 mijë tifozëve..

Këtë Luis Enrique e di dhe nuk dëshiron të humbasë kohë. Trajneri spanjol ka përfituar nga dita e pushimit, dhënë për lojtarët që drekuan së bashku në një restorant për të forcuar grupin, dhe ka nisur të studiojë lëvizjet për ndeshjen ndaj “Azzurrëve”.

Në fakt ai është përpara një monitori të dyfishtë, me imazhet e ndeshjes së Italisë kundër Belgjikës: “Përgatitja sa më e mirë”, ka shkruar ai, duke postuar një selfie në Twitter. Ndërkohë, ai nuk ka harruar dy gishtat lart, me simbolin e fitores.

Trajneri Luis Enrique, me shumë gjasa, për këtë ndeshje nuk do të ketë Sarabia (Dani Olmo në vend të tij) dhe po rikuperon Laporte në mbrojtje, nuk dëshiron me të vërtetë të lërë asgjë në dorë të fatit. Ai është në punë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!