Rikthehet Gligorov, vishet i kuq

Në provë te Partizani edhe Aleksandër Damçevski. Vjen nga Maqedonia e Veriut.

Partizani nxiton të forcojë grupin në dispozicion të Ilir Dajës përpara se skuadra të luajë javën e parë në Conference League me modavët e Sfintul George të Suruçenit. Klubi ka zyrtarizuara sot mbrojtësin e djathtë Filip Gligorov i cili vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gligorov një njohje e vjetër shqiptare pasi më parë ka veshur fanellën e Vllaznisë.

Klubi kuq e ka publikuar lëvizjen në rrjete:

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Filip Gligorov. Mbrojtësi 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë dy vjeçare dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Gligorov i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Shkupit, më parë është aktivizuar në Sllovaki, Bosnjë Hercegovina, Rumani si dhe në kampionatin tonë me Vllazninë”, shkruhet në njoftim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!