Nuk u lejuan të shkelin në Wembley, ankohen gjermanët
UEFA nuk ka lejuar futbollistët e kombëtares gjermane që të stërviten në stadiumin “Wembley” një ditë përpara takimit të 1/8-ve të Euro 2020 kundër Anglisë, që do të luhet të martën.
Mediat gjermane e kanë quajtur këtë një skandal dhe nga kjo situatë është acaruar së tepërmi edhe trajneri Joakim Lev.
UEFA argumentoi se stërvitja nuk do të lejohet për shkak të shiut që ka rënë, pasi kjo situatë rrezikon të dëmtojë fushën e cila do presë çdo 4 ditë një takim.
Kombëtarja gjermane nuk do të ketë të drejtën që të stërvitet në fushën ku do të luhet takimi, ashtu siçdhe është e shkruar në rregullore të UEFA-s.
Për mediat gjermane, nga ky vendim favorizohet Anglia dhe akuza janë hedhur se kompeticioni po deformohet me qëllim.
Tri ndeshje në grup në stadiumin “Wembley” për ekipin e Sauthgejt janë tregues se ata janë familjarizuar me terrenin dhe ky duket një favor i madh.
Skuadra e Lëv do të niset sot drejt Londrës.