Kroaci-Spanjë, dikush duhet të …ikë
Do të startojë pas pak takimi i Kopenhagës mes Spanjës dhe Kroacisë për të përcaktuar skuadrën e radhës çerekfinaliste….
Trajneri i Kroacisë Daliç preferon në sulm Bruno Petkoviç si një sulmues qendror i përkrahur nga lojtari i AC Milan Rebiç dhe Vlasiç. Në mesfushë Brozoviç, Modriç dhe Kovaçiç që veprojnë si mesfushorë.
Spanja përgjigjet me Moratën të konfirmuar në qendër të sulmit dhe të përkrahur nga Ferran Torres e Sarabia. Në mesfushë Buskuets është qendror, ndërsa në mbrojtje Lorente me Gayà dhe Azpilicueta mbrojtës të plotë.
Gjykon turku Çakir.
Këto janë formacionet zyrtare të sfidës së orës 18:00