Spanja ndaj Kroacisë , Franca përballë shqiptarëve
Kroaci-Spanjë do të jetë dueli i parë i ditës për 1/8-at e Euro 2020 në program për tu luajtur në Kopenhagë të Danimarkës. Do të jetë gjyqtari turk Xhyniet Çakër ai që vendosë drejtësi në një duel ku favoriti kryesor duket Spanja. Lovren dhe Perisiç jo të gatshëm te kroatët. Spanja e plotë.
Në 21.00 në Bukuresht do përballet Franca me Zvicrën e shqiptarëve Xhaka, Shaqiri e Mehmedi. Argjentinasi Rapalini do jetë kryesori i këtij takimi me kampionët e botës superfavoritë për të ecur më tej.
Lukas Dinje dhe Ousmane Dembele janë mungesat e sigurta te Franca, ndërsa Markus Thuram, Tomas Lemar janë ende në dyshim. Kthehet në dispozicion Lukas Hernandez
Sa i përket zviceranëve, trajneri Petkoviç ka të gjithë lojtarët në dispozicion.
Ndeshjet sot:
18:00Kroaci-Spanjë
21:00 Francë- Zvicër
Formacioni i mundëshëm i Francë-Zvicër
Dy ndeshje te forta qe veshtire te besh ndarje per favoritin por nga experience dhe nga ajo cfar kam par kroacia dhe franca mendoj se kalojn me tutje