Kthehet Partizani, Laçi test me Sileksin dhe për…rrugë

Ekipi i Partizanit drejtuar nga Ilir Daja, ka mundur sot me shifrat 2-0 Dritën e Gjilanit në një test miqësor përpara se të kthehej në Shqipëri. Në prag të Ligës së Konferencës kundër Sfintul George, Partizani ka bërë gjithëçka për të qenë gati teksa ka afruar edhe disa futbollistë cilësor si Musta, Marku apo Shehi.

Ndërkaq skuadra tjetër shqiptare e impenjuar me fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë së Veriut, Laçi, pritet të kthehet nesër në shtëpi. Edhe kurbinasit teksa u mundën në testin e shkuar me Shkëndjën 2-1, nesër në 17: 30, do të ndeshën sërish me një ekip nga kampionati maqedonas.

Nga klubi bardhezi bëhët me dije se Laçi do të ndeshet të hënën me Sikelsin dhe më pas do udhëtojë drejt Shqipërisë. Kurbinasit luajnë në 6 korrik në Pogoricë me vendasit me të njëjtin emër për Ligën e Konferencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!