Broja, vulë daljeje nga Partizani

Rron Broja i shtohet zyrtarisht listës së lojtarëve të larguar nga Partizani. Në pamundësi për të rinovuar më tej, ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi në rrjete njoftoi lamtumirën nga të kuqtë, ndërsa ka pasur një falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Kësisoj pas Dominguez, Mëllugjës, Kordieros, Çinarit, Asanit, Bitrit, Idrizajt, dhe Hakajt, Broja merr vulën në dalje nga të kuqtë, me të cilët fitoi një titull kampion (2018-19).

Te klubi kryeqytetas teksa përgatitet për Conference League në Ohër, afrimet zyrtare deri tani janë : Emiljano Musta, Herald Marku, Dajan Shehi dhe Arinaldo Rrapaj.

Postimi i Brojës:

Dua të njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Partizani. I falënderoj të gjithë, duke nisur nga presidenti, drejtori, trajerët, shokët e skuadrës dhe gjithë stafin e klubit, me të cilët kemi punuar së bashku në këto dy vite. Gjithashtu një falënderim i veçante për tifozët Ultras Guerrils për mbështetjen e tyre në çdo moment”, Broja.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!