Vllaznia tregon stabilitet, barazon Partizani

Miqësore:

Sutjeska- Vllaznia 1-1

Struga- Partizani 1-1

Vllaznia tregon se edhe pas largimit të shumë futbollistëve mban lart përformancat sportive. Në Zllabitor teksa po stërvitet prej ditësh skuadra e Tomas Brdariç ecën me seanca dhe teste miqësore.

Një i tillë pas barazimit me kampionët e Buduçnostit erdhi sot në testin me Sutjeskën. Një tjetër emër i mdh i futbollit të Malit të Zi.

Në këtë test, trajneri Tomas Brdariç ka aktivizuar dhe provuar edhe lojtarët që kanë mbërritur për provë në kampin kuqeblu si mbrojtësi i majtë, Bruno Oliveira, mesfushori Uellinton Gustavo dhe sulmuesi Markovanbasten Çema.

Markoviç shënoi për Sutjeskën, ndërsa Dilaver barazoi me penallti në të 34-tën . Sikundër me Buduçnosin (1-1) edhe kjo sfidë përfundoi 1-1.

Ndërkaq, Partizani barazoi 1-1 në testin e luajtur sot me Struga Trim&Lum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!