Laçi fiton thellë ndaj Strugës në miqësore

Miqësore në Strugë: Struga-Laçi 0-7

Prej ditësh në Strugë për fazë përgatitore në prag të Ligës së Konferencës me Podgoricën në 6 korrik ndërsa sot kanë zhvilluar një test miqësor pikërisht ndaj një seleksioni të Strugës.

Në këtë test Laçi i Duros, aktivizoi edhe disa lojtarë të ardhur në kuadër të merkatos, teksa ra në sy forma e mirë e sulmuesit të afruar së fundmi nga malazezët e Buduçnostit, Dejan Zarubica i cili shënoi dopietë në këtë takim.

Dygolësh shënoi dhe kavajasi 25 vjeçar Regi Lushkja ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Shehu, Zylfiu dhe Deliu. Në ditët në vijim, skuadra kurbinase pritet që të zhvillojë ndeshje të tjera testuese me skuadrat e hartës pranë Strugës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!