Vila, goli ndaj Sileksit në Ohër

Miqësore në Ohër: Sileks- Teuta 0-1

Sikundër dhe kishte deklaruar në rrjete Teuta luajti sot një miqësore me Sileksin në Ohër të Maqedonisë së Veriut.Skuadra kampione e Shqipërisë ia doli të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Sileksit.

Një test mjaft i vlefshëm për durrsakët e Edi Martinit në kuadër të përgatitjeve, për sfidën e raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Goli i fitores për Teutën u realizua nga Emiljano Vila.

Lorenco Vila, sherbeu për Emiljano Vilën i cili me kokë kaloi durrsakët përpara. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund.

Teuta nisi me këta futbollistët: Frashëri, (46’Çeleski 80’Dema) Xhekson, Arapi (c), (65′ Plaku) Hoxha, (35′ Karabeci) Todorovski, (65′ Bici) Aleksi, (60’Jazxhi) Daja, (65 Avdyli) E.Vila, (65’L.Beqja) Bregu, (65′ Zogaj) L.Vila,(65’Kapllani). Trajner: Edi Martini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!