Kukësi afron një malazez

Problemi mbetet goli, 8 të tillë në total për 23 vjeçarin.

Sulmues malazez Alija Krniç, firmosi sot një kontatë me verilindorët e Kukësit në Kategorinë Superiore.

Anësori sulmues, vjen pas një eksperience në Serbi me Javor Ivajnica por është aktivizuar edhe me Iskra e Deçiç. Futbollisti 23 vjeçar, ka nënshkruar për dy sezone dhe është prezantuar zyrtarisht në rrjete nga klubi.

Njoftimi:

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathtë Alija Krnic është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin një kontrate dy vjecare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Krnic vjen te Kukësi nga kampionati serb, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Javor Matis në Superlige. Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e ekipeve si Decic Tuz, Almudevar e Iskra.  Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellën e ekipit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!