Shkëmbi nis zyrtarisht me Dinamon

Pasi ndryshuan logon, drejtuesit e rinj të Dinamos zyrtarizuan trajnerin e ri.

Nëpërmjet një njoftimi në zyrtare, Dinamo e Tiranës njofton se ka firmosur zyrtarisht me Bledi Shkëmbin si trajner i ri i Dinamos. Korçari pas një eksperiencë si trajner te Liria e Prizrenit dhe Teutës ishte së fundi në Ipko me Ballkanin.

Tekniku i ri do të prezantohet zyrtarisht para mediave në orën 11:00 të ditës së enjte.

Njoftimi:

“Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi. 41-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Adrian Bardhi për zbatimin e projektit madhor për rikthimin e Dinamos në nivelet e duhura. Ish-trajneri Lirisë së Prizrenit dhe Ballkanit në Kosovë dhe Teutës në Shqipëri, do të prezantohet ditën e Enjte në orën 11:00 në ambjentet e Vila Pascuçi, Durrës! “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!