Italia e bukur e Mançinit…

‘Euro 2020’ në Olimpico Romë: Grupi A, Itali- Zvicër 3-0 (Lokateli 26′, 52′, Imobile 89′)

Italia tregon dhëmbët edhe sot teksa vazhdon ecurinë e saj mbresëlënëse duke arkivuar suksesin e 29 radhazi. Të kaltërit pasi kanë mundur me shifrat 3-0 Turqinë në 11 qershor edhe sot bënë të njëjtën gjë ndaj Zvicrës së shqiptarëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiiri.

Vendasit e Roberto Mançinit pasi ushtruan presion te porta helvete, panë t’u anulohej një gol i Kielinit për një prekje topi me dorë. Më pas kaluan në avantazh me Lokatelin, pas atij inkursioni dhe asisti të Berardit.

Ndërkaq, mbrëmja prej kampioni e lojtarit të Sasuolos Manuel Lokateli vjen e plotësohet në të 52-ën kur numri 5 axur godet nga jashtë zone me topin që tokazi përfundon në rrjetë. Në fund Imobile godet për një tjetër gol spektakolar duke fundosur Zvicrën 3-0. Italia e para skuadër që kalon në 1/16-at.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!