Maqedonia e Veriut, Holanda dhe Danimarkë-Belgjikë…

Sot në në Grupin B dhe C për ‘Euro 2020’, luhen ndeshjet e dyta të skuadrave përkatëse në rrugën europiane për të dalë në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë.

Në 16 -she për garën e 1/8-ve, Italia siguroi dje matematikisht kualifikimin ndësa sot këtë mundësi, e kanë Holanda, Belgjika dhe Austria

Grupi C në Bukuresht: Ukrainë – Maqedonia e Veriut

Finale për të dyja skuadrat që u mundën në sfidat e para. Ukraina humbi 3-2 në një tkim spektakolar në Amsterdam, ndërsa Maqedonia e Veriut pasi përballoi deri në të 78-ën u rrëzua nga Austria 2-1.Skuadra e Angelovskit në përbërje të së cilës janë dhe 6 shqiptarë, beson se sot do jetë me një performancë ndryshe.

Grupi B në Kopenhagë: Danimarkë – Belgjikë

Pas asaj që ndodhi me shndetin e Eriksen kundër Finlandës, teksa mesfushori rrezikoi jetën, Danimarka kthehet në Parken Stadium për tu përballur në një ‘derbi me Belgjikën. E vështirë por jo e pamundur për danezët që luajnë në shtypi. Te belget pritet të kthehehn Vitsel dhe De Bryne.

Grupi C, Amsterdam: Holandë- Austri

Pritet një tjetër takim spektakolar. Portokallinjtë e Frenk De Bur janë në optimale ndërsa sot me shumë mundësi kthehet edhe mbrojtësi Matijas De Ligt.

Austriakët janë të gatshëm të provojnë për të mos dalë pa pikë. Do ju mungojë Arnautoviç i dënuar nga Disiplina e UEFA-s me një ndeshje pas gjestit racial ndaj Alioskit. Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë.

Sot ‘Euro 2020’:

15:00

Ukrainë – Maqedonia e Veriut (Bukuresht)

18:00

Danimarkë – Belgjikë (Kopenhagë)

21:00

Hollandë – Austri (Amsterdam)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!