Cikalleshi supergol në Pragë, Çekia bën tris

Një gol spektakolar i Cikalleshit dhe një shtyllë e Bares krijuan imazh pozitiv te kuqezinjtë. Humbja nuk ‘vlen’.

Miqësore në Pragë: Republika Çeke- Shqipëri 3-1 (18′ Shik, 68′ Masopust, 89′ Çelustka/ 43′ Çikalleshi)

Ndeshja e radhës miqësore për Shqipërinë e e Edi Rejas ishte mbrëmjen e sotme në Pragë të Republikës Çeke. Me një formacion sërish të arnuar por me entuziazmin e barazimit të tri ditëve më parë në Uells 0-0, kuqezinjtë e nisën takimin mjaft mirë. Në 10 minuta skuadra diti të shtyjë përpara por pikërisht pas këtij starti vjen kthesa e padëshiruar.

Në të 16-tën Patrik Shik pas gabimit të mbrotjes i afrohet golit por porteri Selmani shpëton kudratin. Nuk mund të bëjë asgjë dy minuta më vonë kur sërish gabohet në të majtë dhe topi i harkuar në zonë gjën të zbuluar sulmuesin e Leverkusën i cili depoziton në rrjetë. Shqipëria duket e ‘fikur’ dhe çekët që i afrohen disa herë golit të dytë. Selmani është aty.

Në të 42-tën Sokol Cikalleshi shpik golin kopertinë për prologun e një europiani që starton zyrtarisht në 11 qershor. Kavajasi me një goditje të kalibruar e plot potencë nga afro 27 metra e dërgon topin në këndin e djathtë të portierit Vaclik duke bërë publikun dhe vetë portierin e Seviljes të duartokasë perlën e kavajasit. 1-1.

Në të dytën loja ndizet edhe më tej pasi janë vendasit që shtyjë jo vetëm në lojë por dhe jashtë saj teksa njëri nga futbollistët vendas e përplas (pa qëllim) trajnerin Reja në tokë. Duket një përsëritje e tri ditëeve më parë…

Në fushë Çekia me Masopust kalon përpara në të 68-ën ndërsa në fund, sërish vendasit shënojnë të tretin me Çelustka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!