Reja: Përkushtimi meriton notën 10

Edi Reja, trajneri kuqezi tha pas testit me Çekinë (3-1) për Supersport se Shqipëria ka bërë gjëra pozitive në fushë. Për teknikun 75 vjeçar, grupi i është përgjigjur mirë dhe se goli i tretë ishte realisht i tepërt për atë që prodhoi terreni. Reja në sfidat miqësore mori një barazim me Uellsin ndërsa sot Shqipëria e tij dështoi të dilte e pamundur

Reja:

“Nuk është se ka ndryshuar shumë sjellja taktike, ndoshta nuk kishim vëmendjen. Por jo fokusi, ndoshta ishim pak të lodhur, është periudhë kështu dhe nuk mund të pretendojmë se je 100%. Ata bënë gola të bukur por edhe ne ia dhuruam diçka. Më vjen keq rezultati 3-1 se nuk e meritonim kaq të thellë, 2-1 mund të ishte një rezultat më dinjitoz.

U munduam të kthenim rezultatin por edhe gjyqtari nuk ishte në favorin tonë, Nuk mund të them se ishte i kushtëzuar sllovak ndaj çekëve. Por ishte një miqësore, kemi bërë teste të mira dhe ndonjë gjë pozitive po vjen.

Për impenjimin tonë vë notën 10 se lojtarët kanë qenë me të vërtetë të përkushtuar, duke mos u dorëzuar asnjëherë. Ka patur sinjale pozitive, e kam thënë se kemi përballuar dy skuadra shumë të mira fizikisht. Kjo e sotmja ishte me lojtarë që kur nisen nuk i arrin më. Por nga loja diçka më e morë u pa sot. U munduam të bënim ndonjë pasim më shumë në krahasim me ndeshjen ndaj Uellsit, ia dolëm disa herë, por kemi gabuar edhe pasimet e rëndësishme dhe nga kjo pikëpamje duhet të përmirësohemi.

Fola me djemtë, nuk ishin të qartë si gjithmonë, them se tensioni ndaj këtyre kundërshtarësh duhej të ishte më i madh. Jo se nuk dëshironin të bënin, por ndoshta ndikoi lodhja. Me Uellsin ishim më të freskët, por sot nuk mund të thuash se vuajtëm vazhdimisht. Ata janë të fortë, kjo shihej, por ne kemi bërë një ndeshje të mirë. Mund të bënim më mirë por rezultati mund të ishte më i mirë. Duhet të gëzohemi me atë që kemi parë dhe do të bëjmë vlerësimet tona dhe do të vazhdojmë me krenari, se jemi përballuar pa lëshuar me dy ekipe të mira., Do të nxjerrim konkluzionet e bëjmë vlerësime, djemtë kanë ndërgjegjësimin që mund të luajnë në këto nivele.

U rrëzova herën e parë në konferencë pasi erdha në Shqipëri, e dyta në Uells dhe kjo është e treta. Shpresoj ta kemi mbaruar me kaq. Duket sikur e kanë me mua, nuk është periudhë me fat. Por edhe kur përplasen dëmtohen edhe kundërshtarët se jam rezistent”, tha Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!