Reja nga Çekia: Rival i fortë, të rritemi në sulm

Prezantimi dinjitoz në testin me Uellsin teksa Shqipëria barazoi tri ditë më parë në Kardif 0-0 i jep të drejtë trajnerit Edi Reja ta shohë me optimziëm miqësorën e nesërme me Republikën Çeke dule nisur nga ora 20:15 në Pragë. Reja sot nga Çekia tha:

Ndryshimet me Çekinë – Pas një ndeshje të lodhshme me Uellsin, sigurisht që do të duhet të bëja edhe vlerësimet e mia për grupin që kam. Ishte një ndeshje impenjative dhe lojtarët kanë shpenzuar shumë energji. Do të pres deri nesër në mëngjes që të marr një vlerësim për të gjithë lojtarët që u aktivizuan për 90 minuta por edhe për të tjerët, edhe pastaj do të marr një vendim dhe do të vlerësoj gjendjen e gjithësecilit prej tyre. Unë mendoj se Çekia është në një nivel me Uellsin si kundërshtar, kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe që luajnë shumë mirë në kundërsulm dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk humbasin aspak kohë. Luajnë shumë mirë me topat e gjatë, dinë t’i shfrytëzojnë shumë mirë hapësirat dhe të vënë në vështirësi në çdo moment.

Sigurisht ne presim që të shfaqim përmirësime në këtë ndeshje, sidomos në fazën sulmuese dhe siç e kam thënë dhe në ndeshjen me Uellsin, duhet të jemi më të zotë në pjesën e kundërsulmueve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për faktin që mbrojtja është repart i konsoliduar dhe ka bërë shumë mirë, por duhet të bëjmë përmirësime në fazën sulmuese dhe të tregojmë që kemi bërë hapa përpara. Kjo ndeshje është vërtetë një test për ne, në mënyrë që të provojmë sa më shumë në fazën sulmuese dhe të provojmë sa më shumë raste. Jam i bindur që do të përmirësohemi më kalimin e kohës dhe do e shohim që te kjo ndeshje.

Humbja e Çekisë ndaj Italisë – Sigurisht që në një ndeshje miqësore nuk është njësoj si një ndeshje zyrtare. Në ndeshjet miqësore, sidomos në këtë moment skuadrat bëjnë fazën kualuduese fizike përpara nisjes së Europianit dhe fokusi dhe përqëndrimi nuk është njësoj si në miqësore dhe në zyrtare. Mund të them që Çekia është një kundërshtar shumë i fortë, me lojtarë shumë të aftë, sidomos në fazën sulmuese por duhet të pranojmë që Italia është një nga ekipet më të forta në Europë për momentin, që nuk ka pësuar asnjë humbje në eliminatoret e Europianit dhe ka një skuadër me shumë vlera. Një nga kandidatët për të fituar Europianin sipas mendimit tim, së bashku me Francën dhe Anglinë. Por sigurisht Uellsi dhe Çekia janë dy skuadra që mund të jenë elementë surprizë në këto finale dhe mendoj se duhen respektuar.

Sulmi nesër? – Sigurisht që do ketë ndryshime dhe do shikoj deri në moment të fundit, qoftë dhe formën e Seferit dhe Cikalleshit dhe do tëmarr në konsideratë deri nesër në mëngjes, kur unë të bëj analizat e mia dhe do të vendos se cilët lojtarë do të hedh në sulm. Edhe në mesfushë mbase do të kem ndonjë ndryshim, por do të flas me lojtarët se si ndihen, nëse një pjesë e tyre ndihen mirë, sigurisht që do t’i marr parasysh dhe pastaj do të marr vendim. Patjetër që edhe në pjesën e dytë të takimit do të ketë ndryshime në formacion dhe do të përpiqem të aktivizoj të gjithë lojtarët patjetër, por luajmë kundër një skuadre të fortë si Çekia, kështu që kam bindjen se duhet të luajmë me lojtarët që janë më shumë në formë dhe që kanë më shumë eksperiencë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!