Kukësi përcjell Josën…
Kukësi nuk i beson më tej Mirel Josës. Tekniku kryeqytetas e mori drejtimin e skuadrës verilindore në muajin janar, por edhe pse skuadra herë-herë jepte përshtypjen se prodhonte lojë, në fund mbeti pa europë.
Në fakt te Kukësi projeket për edicionin e ri duken të mëdha. Përpos faktit që Kukësi do të kthehet gjatë 2021-22 në impiantin e tij modern, përgjedhjeve të para të futbollistëve me klas teksa po lakohen emra si Musta, Bardhi etj por dhe tentativës për të mbajtur ndonjë xhevahir nga sezoni i fundit, nuk duan t’ja lënë në dorë ‘shkollës Josa’
Komunikata zyrtare e klubit të Kukësit:
“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa nuk është më trajner i skuadrës sonë.Pas përfundimit të sezonit, trajneri Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe më pas është vendosur që të ndërpritet bashkepunimin.Kukësi falenderon trajnerin Josa për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karierën e tij”