Merkato, klubet punojnë në…heshtje

Në Kategorinë Superiore e cila pritet të zyrtarizohet për tri edicione radhazi me emrin e ri ‘Abissnet’, vala e lëvizjeve në kontigjent, pankina e stafe ka marrë vemendje maksimale.

Klubet kryesore vazhdojnë të qëndrojnë në mes të gjithë tratativave teksa Kukësi, Partizani, Tirana dhe Vllaznia janë promotorë të çastit. Gjithësesi, janë të gjithë klubet elitare që po zijejnë nga emrat në hyrje dhe dalje.

Kukësi ka larguar Josën e Nexhipin për ti besuar ndërtimin e skuadrës një drejtori të ri si Pero Pejiç.

Partizani dëshiron Herald Markun. Mesfushori i Vllaznisë ka treguar se ai mbetet një thesar për klubet elitare. Me shkodranët 25 vjeçari shkëlqeu.

Te Tirana konfirmohen Kristjan Toshevski dhe Filip Najdovski por nuk përjashtohen altarnativat e shumëta në hyrje dhe sidomos në dalje. Halili ka konfirmuar Shehin në pankinë por një klub i madh si Tirana pas sezonit të dështuar pritet të shohë shumë te gabimet e fundit. Jo vetëm në kontigjent…

Në Shkodër flasin kryesisht për kerun e pankinës. Brdariç tashmë që ka arritur të marrë një trofe po e përdor këtë sukses si avnatzh jo vetëm në tregun e huaj por dhe te krerët e Vllaznisë. Grupi për tu ribërë pasi disa nga titullarët kanë kërkuar rishikim të kontatave.

Edhe te Laçi flitet për lëvizje. Duro trajner, pritet të luajë kartat e tij gjatë Conference League. Për të qëndruar ose jo pas përfundimit të kontratës. Edhe pse zëra në klub thone se Duro është konfirmuar edhe për një sezon. Kjo bën që sulmuesi 22 vjeçar Xhixha të ketë mbyllur me kurbinasit pas fundit të kontratës. (Lojtari shpesh nuk është ndier lider që kur Duro ka marrë timonin).

Te Kastrioti, janë shumë lojtarë me valixhe në duar. Jo vetëm arsyeja e një aventure më të mirë por dhe kërkesat në rritje të futbollistëve të caktuar. De Silva dhe Patrik Bardhi të shumëkërkuarit nga kampi krutan. Kompozimi i ri i skuadërs së Ndreut pritet të nisë pak më vonë se skuadrat e tjera. Politikë e klubit…

Ndërkaq Veljko Dovedan dhe klubi kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, duke qenë se Bylisi u rrëzua në Kategorinë e Parë. Atje ku Ndreca, Ujka, Ntepe dhe të tjerë lojtarë cilësorë gati të largohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!