Van Bomel rikthehet në Gjermani

Volfsburgu zhvilloi një kampionat të mirë në Bundesligë duke u renditur i katërti (Champions) por në fund trajneri Glasner u largua duke lënë vakant stolin teknik të Ujqërve’.Sakaq, klubi ka operuar me shpejtësi duke afruar një emër të njohur në arenën futbollistike si lojtar dhe trajner.

Holandezi Mark Van Bomel do të drejtojë skuadrën gjermane e cila do të garojë në Grupet e Champions League. Sot ish-trajneri i PSV Eindhoven ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me “ujqërit.”

Ish-mesfushori holandez ka qenë pushim që nga dhjetori i 2019-ës kur u shkarkua nga stoli i PSV Eindhoven. Van Bomel është një njohës i mirë i futbollit gjerman pasi për disa sezone është aktivizuar me gjigandët Bajern Mynih. Nga sot do drejtojë ekipin ku aktivizohet shqiptari Admir Memedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!