Prezantohet Nagelsman, ‘ëndërr e realizuar’

Julian Nagelsman është prezantuar sot në Mynih në konferencë për shtyp si trajneri i ri i Bajernit

I shoqëruar nga Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidziç, trajneri 33 vjeçar u finalizua si trajneri i ri i bavarezëve kampionë.

Vetë trajneri ka deklaruar se ndihet i lumtur me nënshkrimin për 5 vite me klubin e famshëm gjerman.

Ndër të tjera Nagelsman

Është shumë e rëndësishme që kam nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, për vetëm një vit nuk do të kisha ardhur. Unë jam një trajner që merr parasysh edhe aspektin financiar të klubit. Vij nga një klub që pavarësisht se kishte shumë burime ekonomike, kurrë nuk e lejuan veten të bëjnë çmendurira në merkato.

Mendoj se dialogu është baza e gjithçkaje, si me lojtarët dhe drejtuesit, për të marrë vendime thelbësore për të mirën e Bayern Munchen. Kam firmosur një kontratë 5-vjeçare këtu, kjo do të thotë shumë për mua. Dua të tregoj se jam në lartësinë e kësaj detyre. Është një ëndërr e realizuar për mua të punoj këtu, pasi jam që i vogël një tifoz bavarez. Ndihem i lumtur dhe e ndjej besimin e të gjithëve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!