Aguero kthehet në Spanjë

Pesë edicione te Atletiko Madrid dhe më pas 10 sezone te Siti. Aguero kthehet në Spanjë dhe bashkohet me Mesin te Barcelona.

Kun Aguero, ish-sulmuesi i Sitit prej një dekade, ka nënshkruar me Barcelonën në La Liga. Sot argjentinasi ka kryer vizitat mjekësore dhe pasi Barcelona u sigurua pas raporteve të stafeve mjekësore se ai nuk ka asnjë problem shëndetësor dha dakortësinë për firmë.

Klubi i Blaugrana u shfaq entuziast për afrimin e sulmuesit 32 vjeçar dhe njofton në rrjete se Aguero ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!