Ikën Zidan

Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Real Madrid. Kjo u njoftua nga klubi spanjoll me një deklaratë në faqen e tij zyrtare:

“Real Madrid njofton se Zinedin ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.

Zidan është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!