Hakimi te PSG, Alegri ka Dibalanë, Reali nis nga Alaba

Maks Alegri nis me dorë të hekurt te Juve. Vendos Dibalanë në qëndër të projektit dhe zgjedh Moratën përpara Ronaldos. Nëse ikën portugezi, vjen ideja Pogba ose Ikardi.

Nga ana tjetër shtypi italian shkruan sot se Hakimi nga Inter kalon te PSG dhe fiton 60 milion euro. Bastoni zikaltër deri në 2025.

Ndërkaq eventi i ditës, finalja e Ligës së Kampionëve sot në 21:00 në Porto (Siti- Çelsi) përshkruhet nga shtypi me: Luhet ndeshje truri mes Guardiolës dhe Tuhel.

Vëmendje në Spanjë merr trasferimi i Alaba te Reali. Konsiderohet si pikënisja e re e të bardhëve. Ka vend dhe për situatën e Koeman te Barça

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!