Seferi zyrtarisht i Tiranës për tri vite

Taulant Seferi pasi u rikthye në Kombëtare në grumubullim për dy ndeshjet miqësore me Uellsin dhe Çekinë, arrin dhe kontratën e ‘jetës’. Klubi bardheblu ka gjetur marrëveshjen me Jong Bojs i cili kishte kartonin e 25 vjeçarit ndërsa ka nënshkruar me sulmuesin për tre sezone.

Postimi i Tiranës:

‘Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lam pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!