Ndreu optimist, Kastrioti qëndron në Superiore

Trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu me një bluzë ku shkruhet (rastësisht) Play off, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për takimin shtesë të dielën në orën 16:00 në Kamëz me Tomorin.

Ndreu i pezulluar nga Disiplina, teksa pret ta drejtojë skuadrën nga stoli (Klubi pritet të paguajë gjobë) thekson se skuadra gaboi në janar, ndërsa shtoi se ndikim të madh patën mungesat e Bojom, Husein dhe Devid Da Silvës.

Ndreu:

E kishit menduar që do të ishin në ‘Play Off’?

“Absolutisht që nuk e kishim menduar, ndoshta në fillim të kampionatit mundet, por pas dy fazave të para jo pasi ishim shumë mirë. Futbolli është i tillë dhe të dërgon në Play Off”.

Ku gaboi Kastrioti?

“Në janar dhe më pas na kanë munguar 3 lojtarë që në gjuhën e futbollit quhen boshti i skuadrës, Bojom që ishte një lojtar me eskperienc, Hussein në mesfushë dhe Da Silva që në dy fazat e dyta nuk ka qenë prezent. Unë mendoj se këto kanë qenë arsyeja pasi mungesa e këtyre 3 lojtarëve na ka dëmtuar shumë”.

Si mund t’ia dali Kastrioti ndaj Tomorit të dielën?

“Ajo që më ngroh mua në këtë takim është që më janë rikthyer lojtarët me përjashtim të Boyom, Da Silva dhe Hussein janë prezent. Skuadra në tërësi është e plot dhe ajo që kemi punuar në këtë kohë të shkurtër ka qenë nga ana psikologjike për t’i bërë të ditur lojtarëve që ta vlerësojnë Tomorin njësoj si Teuta.

Duhet ta përgatitësh veten në fushë që kjo është një ndeshje teke e duhet të japësh maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Nuk duhet ta mendosh që përballë ke një skuadër të Kategorisë së Parë sepse padashur të them fjalë të mira për Tomorin, por e kam ndjekur në 2-3 ndeshje dhe jo më kot është në ‘Play Off’ e për këtë arsye do të marrin vlerësim maksimal nga ne”.

Ju frikëson që është një ndeshje teke plus dhe arbitrimi që keni pasur ankesa?

“Nuk dyshoj dhe as nuk e mendoj që mund të ndikojë arbitrimi në këtë ndeshje. Është një sfidë “Play Off” dhe jam i bindur 100 % që do të jetë një arbitrimi i drejtë. Për kundërshtarin do të them që e njoh dhe kam mendim të mirë pasi është një skuadër që luan mirë futboll dhe ka grintë. Ne jemi skuadër e Superligës, kemi nivel dhe nëse nivelin e lojtarëve duhet ta bashkojmë me dëshirën për të fitore dhe për t’i treguar tifozëve që kemi bërë gabime, por e meritojmë të jemi në Superiore”.

Do të bëni sërish kërkesë në Komisionin e Displinës apo do ta drejtoni skuadrën nga tribuna?

“I bëra një kërkesë Disiplinës dhe ata nuk e morën parasysh e kjo është e drejta e tyre. mendoj se mund të bëjmë pagesën që unë të jem në stol për këtë takim”.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!