Konfuzioni/ Finalja e biletës së fundit në Superiore…

Ekipit të Superiores nuk i mjafton barazimi. Verdikti del nga fusha me eleminim direkt.

Të dielën duke nisur nga ora 16:00 luhet bileta e fundit e Kategorisë Superiore për edicionin e ardhëshëm 2021-22.

Pas përfundimit të javës së 36-të, në program nesër duke nisur nga ora 17:00, do të mësohet se cili do të jetë ekipi që shkon në play-out (Kastrioti ose Bylis).

Nga ana tjetër të dytët e Grupëve A dhe B (Kategori të Parë) Burreli-Tomori në një ndeshje që zhvillohet të mërkurën në Elbasan në orën 16:00. Për të përcaktuar skuadrën që do sfidojë Kastriotin ose Bylisin në një duel vendimtar.

Kujdes:

Rregullorja ndryshe nga sa është pompuar së fundi në media të caktuara, thotë qartë se finalja e ekipit pozicionuar si i 8-të në Superiore dhe ai fitues i vendit të dytë në Kategori të Parë, luajnë me një takim. Në fushën e ekipit të Kategorisë Superiore. Ekipit të Superiores nuk i mjafton barazimi. Verdikti del nga fusha me eleminim direkt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!