Teuta apo Vllaznia?
● 90 minutat e fundit për të dekretuar trofeun e titullit kampion. Teuta e avantazhuar, Vllaznia beson…
E mërkura e 26 majit, do ti japë fund kalvarit të një edicioni të pazakontë futbollistik në Kategorinë Superiore. E shoqëruar me pandeminë Koronavirus, mungesën e tifozëve, luhatjet në kalendar me atë bojkot të kotë në start, gara e 82-të elitare u përshkrua nga rivaliteti i paprecedentë me të gjithë ekipet konkurente.
Rituali nuk ndryshon, sot radha e trajnerëve për të thënë se çfarë mendojnë për ndeshejt e fundit sezonale.
Ka zbritur Apolonia por befas javën e fundit merr rol protagonisti. Fierakët vizitojnë Durrësin me Teutën që gjëndet e para në klasifikim dhe fitorja ndaj bardhjeshilëve e bën kampione të re të vendit. Kuptueshëm nëse fitojnë me të njëjtin rezultat si Vllaznia.
Titulli: Teuta apo Vllaznia?
Skenarët për titullin janë reduktuar ndjeshëm dhe ‘djemtë e detit’ kanë gati formulën për të rikthyer titullin e dytë kampion pas atij të vitit 1993-94. Nëse merret e mirëqenë fitorja ndaj Apolonisë dhe Vllaznia nuk e kalon me gola në fitoren eventuale ndaj Laçit.
Në fakt prej disa ditësh i gjithë opinioni sportiv në veri por dhe vetë drejtues të Vllaznisë, kanë provuar të kthejnë në faktor Apoloninë duke i kërkuar të bëjë më të mirën për të ndalur Teutën. Për më tepër që shkodranët kanë të drejtë ta motivojnë kundërshtarin e Teutes duke dhënë dhe premio. Deri këtu brenda normalitetit por kujdes…
Nëse Apolonia ndal Teutën, befas ‘zgjohet’ Laçi i Duros dhe nëse Partizani nuk merr tri pikë ndaj Bylis, dhe kurbinasit fitojnë në ‘Loro Boriçi’, trofeu në mënyrë të pabesueshme do të shkonte në Kurbin. E njëjta situatë me Partizanin për të përfituar.
Rrëzimi: Bylis apo Kastrioti?
Kush do ta besonte para disa javëve se Kastrioti do pëfshihej në zonën për mbijetesë. Futbolli ka mësuar në kohë se asnjëherë llogaritë nuk dalin. Krutanët udhëtues në ‘Air Albania’ ndaj Kukësit, duken më të favorizuar javën e fundit. Jo vetëm nga një pikë më shumë se Bylis, aktualisht i 9-ti, por dhe nga situata e fundit krijuar te verilindorët teksa flitet për mungesë korrektësie me pagat.
Reflektimi negativ në fushë, i pritshëm. E gjitha në dëm të Bylis i cili duhet të fitojë ndaj Partizanit (ende nga garë për titullin) dhe më pas të shpresojë në ndalesën e Kastriotit. /Sportiim.al/
Superiore, java e 36 (e fundit për edicionin 2020/21)
E mërkurë 26 maj/ Ora 17:00
Bylis- Partizani
Kukësi- Kastrioti (Air Albania)
Tirana- Skënderbeu
Teuta- Apolonia
Vllaznia- Laçi
Klasifikimi pas javës së 35-të: