Te Partizani ka firo e ‘firo’
Partizani njëri nga klubet më stabël në sezonet e fundit, duket se nuk po kalon momente të mira. Jo vetëm fakti që vetë skuadra dy javë nga fundi la kreun e renditjes duke u larguar ndjeshëm nga titulli (1 javë deri në fund) por dhe zërat për largime të disa prej lojtarëve titullarë po shtohen.
Në fakt që para derbit me Tiranën, futbollistët surprizuan mediat dhe opinionin sportiv kur nuk denjuan të nisnin seancën stërvitore me shkakun se nuk ishin paguar rregullisht. Së fundi, sulmuesi brazilian Stenio Zhunior nuk pranoi të luante ndaj Vllaznisë…
Erald Çinari ka arritur marrëveshje me Samsunspor në Turqi, ndërsa beratasi Eneo Bitri me shumë gjasë do largohet nga Partizani pas mbylljes së sezonit dhe do kalojë te Dinamo Brest në Bjellorusi.
Por me çantë në duar, duken edhe futbollistë si Asani apo Hasani. Pa folur për të tjerë që ikën para kohe apo janë duke studiuar tregun.