Heroik në katër muaj, Memelli edhe një vit korçar

Tekniku pogradecar: ‘Vitin tjetër do ta nisin kampionatin bashkë. Kjo vjen pas një bisede që kam pasur me presidentin.”

Migen Memelli një ndër teknikët e rinj në Superiore, meriton gjithë respektin për punën e kryer në katër muaj te Skënderbeu.

Së bashku me stafin e tij teknik, mbi bazën e kontigjentit që pati në dispozicion, ia arriti qëllimit për t’i siguruar Skënderbeut mbijetesën atëherë kur të gjithë i kishin hequr “vijën”.

Lajmi i ditës vjen nga vetë trajneri aktual i cili në një dalje për mediat, ka deklatruar se do të jetë edhe një vit te korçarët.

Memelli:

“Së pari, para se të nisni pyetjet, dua të falënderoj drejtuesit e klubit, që më dhanë mundësinë të drejtoj Skënderbeun në këto katër muaj. Pa diskutim edhe futbollistët në veçanti, pasi janë paraqitur mirë pavarësisht vuajtjeve të pësuara në këtë kampionat.

Ju falënderoj edhe ju, që keni qenë të duruar dhe jeni pjesë e rëndësishme për futbollin. I falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e dhënë, kanë duruar dhe kanë qenë krah futbollistëve. Dhe e fundit, vitin tjetër do ta nisin kampionatin bashkë. Kjo vjen pas një bisede që kam pasur me presidentin. Nëse ka besim, ka edhe një linjë të përbashkët për atë që kemi bërë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!