Atalanta-Juve finalja që garanton spektakël

Kielini në konferencë: ‘Ndoshta ndeshja e fundit me Juven por dua të fitoj trofeun. Në fund të sezonitdo të bëjmë vlerësime ”, tha kapiteni i Juventusit.

Sot në ‘Mapei Stadium’ të Rexhio Emilias, luhet finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit.

Një finale e cila pritet të jetë tejet spektakolare pasi jo vetëm forma e mirë e Atalantës por dhe fakti që Juve është pa trofe këtë edicion, e kthen sfidën e mbrëmjes një duel mjaft interesant. Në program duke nisur nga ora 21:00.

Pirlo pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

Ndërkohë, strategu i bergamaskëve Xhan Piero Gasperini tenton trofeun e parë si trajner i Atalantës.

Formacionet :

Atalanta: Golini; Toloi, Romero, Palomino; Hateboer, De Run, Freuler, Gosens; Malinovski, Pesina; Zapata.Tr: Gasperini

Juventus: Bufon; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Danilo; McKenie, Bentankur, Rabiot, Kiesa; Dibala, Ronaldo.Tr: Pirlo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!