Inter/ Suning gjën alternativën, 275 milion për të shpëtuar…

Interi ka lënë si kolateral 68.55 për qind të aksioneve të Suning.

Inter merr frymë ‘ekonomikisht’ ndërsa bilancet e lëkundura financiare gati të stabilizohen. Shoqëria Suning që ka në pronësi klubin kampion të Seria A, njoftoi sot se ka gjetur akordin me fondin “Oaktree Capital”, i cili ka blerë 31% të aksioneve të klubit duke paguar shifrën 275 milionë euro.

Prej muajsh në kërkim të një aleati, Suning më në fund ka arritur të bëjë diçka mjaft pozitive për ekipin zikaltër të teknikut Konte.

Fondi amerikan ndër më të pasurit në botë menaxhon aktualisht pasuri prej rreth 122 miliardë euro në të gjithë botën, ndërsa është një nga kompanitë e kuotuara në bursën e Nju Jorkut në Amerikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!