Atletiko përmbys Osasunën, Real tifo për Vajadolid…

Vendimtar Luis Suarez, uruguajani shënon dy minuta nga fundi.

Më kot u gëzua Real Madrid teksa nga ‘Wanda Metropolitana’ erdhi lajmi se Osasuna kishte kaluar përpara ndaj Atletikos.

Edhe pse kishte dhe 8 minuta lojë, skuadra e Simeones arriti të përmbysë shifrat dhe të fitojë 2-1 duke ruajtur kryesimin me dy pikë nga Reali. Formacioni i Zidan fitoi 0-1 në Bilbao me vendasit pas golit të Naços.

Ndërkaq Barcelona mundet në Camp Nou 1-2 nga Selta Vigo dhe mbyll llogaritë me titullin që këtë edicion i shkon Atletikos ose Realit.

Javën e fundit, Atletiko Madrid udhëton në fushën e Vajadolidit, ndërsa Reali pret Vijarealin. Me pikë të barabarta, kampion shpallet Real. Aktualisht Atletiko Madrid ka dy pikë më shumë se Real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!