Barcelona ‘nominon’ 13 futbollistë

Joan Laporta ka lajmëruar dy ditë më parë se këtë verë, do të bëjë ndryshime të mëdha te Barcelona. Presidenti i rizgjedhur te blaugranët ka bërë të ditur se do të tentojë të rikthejë lavdinë e dikurëshme në Camp Nou, duke lënë të kuptohet se shumë futbollistë do të duhet të largohen.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, janë plot 13 lojtarë në listën e Laportas që do të largohen nga Barcelona.

Lista e atyre që dalin ‘tepër’ sipas mediave pranë Barçës janë:

Neto, Smuel Umtiti, Junior Firpo, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Roberto, Miralem Pjanic, Sergio Busquets, Matheus, Philippe Coutinho, Martin Braithwaite, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dmebele.

Ndërkaq, vetë Laporta ka marrë 100 milionë euro nga një bankë në Amerikë, për të mbuluar pagat e lojtarëve. Skema ecën me modalitete në funksion të trasferimëve të disa prej futbollistëve aktualë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!