Pontreli: Nuk u gabova, Dinamo fituese

Lajmi i ditës në Shqipëri në fushën e futbollit padyshim ngjitja e Dinamos në Kategorinë Superiore si e para e Grupit A.

Presidenti italian i bluve, Marko Pontreli, si dhe administratori Ermal Barushi kanë folur pas ndeshjes së fituar me Vorën 0-2 dhe që siguroi një javë nga fundi suksesin.

Për RTSH Pontreli:

Ishte një zgjedhje për këtë formacion për të qenë fitues dhe shoh se nuk kam gabuar. Sot të shijojmë këtë fitore, të flasim pak më vonë për pronësinë. Momenti nuk është për të folur për të ardhmen e Dinamos. Është momenti për të luajtur dhe ndeshjen e ardhshme dhe më pas do të flasim.”

Ndërkohë administratori Ermal Barushi nuk i përmban falenderimit duke nisur nga Pontrei e përfunduar te futbollisti më i fundit i bluve.

Barushi:

“Dua të falënderoj të gjithë grupin e futbollistëve, tifozët që nuk reshtën së mbështeturi. Falenderoj edhe presidentin Pontreli që dërgoi Dinamon në elitë. Premio? Nuk ka rëndësi, nuk i duhet kujt premio”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!