Dinamo zyrtarisht në Superiore

Marko Pontreli, bashkëpresidenti blu, merr lavdet e njeriut të momentit te shtëpia e Dinamos. Bashkë me administratorin Ermal Barushi.

Kategoria e Parë: Vora- Dinamo 0-2 (Mustafa Xhixhiua 12′, 88′).

Dinamo e Tiranës pas 9-të edicionëve në inferiore përmbush misionin e madh teksa sot siguron Kategorinë Superiore.

Një sukses i madh i klubit blu i cili në momentet më të vështira ia doli të ngrihet e të triumfojë mbi faktorë pengues dhe pasi u rrëzua nga edicioni 2011-12, do të nisë ciklin e ri, atë të edicionit 2021-22. Në sofren e më të mirëve. Praktikisht pas një dekade.

Sot ka mundur Vorën 0-2 në një ndeshje e cila u vendos nga dy golat e shënuar nga Mustafa Xhixhiua në minutat 12-të dhe 88-të. Nga Pezë Helmës, skuadra e Olsi Ukut e rikompozuar së fundi edhe me staf presidencial të ri teksa Ardian Bardhi ka rolin e presidentit, gjithëçka nis nga e para. Populli blu edhe sot prezent në rrethinat e impiantit ‘Internacional’ ka nisur festën.

Korabi- Burreli 1-1 (Paplekaj 94’/ Takahashi 43′)

Sakaq në sfidën tjetër të fazës Play Off, Korabi barazoi në shtëpi me Burrelin 1-1. Në garë ende vendi i dytë i zonës së promocionit në Grupin A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!