Finalja e LaLigës, në Lisbonë, alarm jeshil

Shtypi në Spanjë sot ndalet te pritshmëritë që mund të sjell supersfida Barcelona- Atletiko Madrid në program në 16:15. Ndërkohë që në shtetin fqinj të tyre, Portugali, Lisbona në prag të nominimit kampion pas 20 viteve të Sporting FC, po merr pamjen festive me ngjyrat e skuadrës së dytë të kryeqytetit luzitan.

Sakaq, fitorja e Lilës në Ligë 1 ndaj Lens, e afron skuadrën surprizë franceze me titullin në këtë kampionat.

Në Itali, vemendje te starti i rrethit çiklistik por dhe me nënshkrimet e klubeve që tentuan SuperLeague e Europës. Firmosen paktin me UEFA-n. Ende pa u tërhequr Juve, Barça dhe Real. Rrezikojnë përjashtimin deri në 2 vite nga kupat europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!